Nuk ndezin dot pajisjet elektrike, pasi furnizohen me tension të ulët. Nga njëra anë linja të vjetëruara, nga tjetra investimet nuk duken gjëkundi. Kjo është gjendja e banorëve në fshatin Dukagjin të Krujës.
“Prej 40 vitesh janë telat të amortizuara krejt, s’ka drita,” thotë një banor.
Avaritë nga moti i keq justifikojnë errësirën por jo dëmin që u shkaktohet.
“Pasha zotin, gjysmën e kohës nuk vijnë tamam. Vetëm me stabilizator të madh kam dy frigoriferë mezi i çon.”
Kanë investuar me paratë e tyre, por nuk mjafton.
“Jemi jashtëzakonisht keq. Nuk punon as frigoriferi as televizori. Edhe bile po i marrin paret përmes ushqyesit tonë edhe paret po i paguajmë.”
Në disa pjese thonë se telat janë ngjitur me token duke rrezikuar jetën. Në të njëjtën situatë janë edhe disa familje në Bushnesh dhe Miliskajë. Banorët e këtyre zonave apelojnë për ndërhyrje. /abcnews.al/