Manchester City dhe Chelsea kanë një llogari për të mbyllur me ekipet, që më datë 29 maj diskutojnë trofeun e Champions League. Kjo ndeshje është përcaktuar të luhet në Turqi që në fillim të sezonit, por lëvizjet e fundit po e vënë në dyshim zbatimin e këtij plani.
Mediet angleze e kanë titull kryesor këtë çështje dhe informacionet e fundit janë se Federata Angleze ka nisur bisedimet me UEFA-n për ta transferuar finalen në Angli. Britania e madhe ka ndaluar të gjitha kontaktet me Turqinë për shkak të përhapjes masive të koronavirusit atje.
Në këto kushte, pa një leje të veçantë nga autoritetet vendase, Chelsea dhe Manchester City do e kenë të pamundur të fluturojnë drejt Turqisë. Leja nuk pritet të vijë për shkak se të dy ekipet do donin ta luanin finalen në ishull dhe ky duket të jetë skenari më i mundshëm. Stadiumi i propozuar është Wembley. /abcnews.al