Roberto Baggio është një legjendë në Itali. “Bishtaleci” i është larguar botës së futbollit, por herë pas here shfaqet në media me ndonjë intervistë. E kë bërë diccka të tillë edhe ditën e sotme dhe një frazë ndoshta shumë personave në studiot televizive i ka djegur.
“I mbaj mend që nuk kanë mundur të bëjnë tri driblime radhazi”, shprehet Baggio, i cili nuk përmend emra, por ata mund të jenë Pasquale Bruno, Lele Adani, Giancarlo Marocchi dhe Aldo Serena, të pranishëm tani në botën e televizionit si specialistë futbolli.
Caro Roby, so che non parlavi di me…. ⚽️ pic.twitter.com/gMBwZ0QQUQ
— Maurizio Pistocchi (@pisto_gol) May 7, 2021
Gazetari i njohur italian, Maurizio Pistocchi, nuk ka ngurruar të bëjë shaka me deklaratën e Baggios, teksa ka postuar një video duke xhongluar topin. Reagimi i tij është epik, teksa shkruan: “I dashur Robi, e di që nuk po flisje për mua”.
ÇFARË KISHTE THËNË BAGGIO – “Bishtaleci, në intervistën për “La Repubblica”, mes të tjerave është shprehur: “Mungesa e interesit për futbollin nga ana ime duket e çuditshme për të gjithë. Nuk shikoj më ndeshje futbolli. Tani preferoj basketbollin, mbështes Lakers, më pëlqente Shaquille O’Neal, kam brohoritur Dove, e dua LeBron dhe isha i çmendur për Bolt.
Më pëlqen futbolli i femrave, sepse ato kanë pasion dhe karakter. Shoh ish-kolegë që i reklamojnë si profesorë, por i mbaj mend që nuk kanë mundur të bëjnë tri xhonglime radhazi. Jam me fat që kam qenë futbollist dhe më pas kam gjetur diçka që më jep kënaqësi, si lërimi i tokës, lopata, mbjellja”. /abcnews.al