Kombëtarja shqiptare e 16-vjeçarëve ka mbyllur ditën e sotme ndeshjet e fazës së grupeve në turneun ndërkombëtar “Vlatko Marković”, që po luhet në Kroaci. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit B, djemtë kuqezi ishin të pafat, duke u mundur me rezultatin 1-2 nga ekipi i Bosnjë & Hercegovinës.
Formacioni titullar ishte ky: Dervishi, Koleci, Cela, Damini, Belloj, Jaku, Myrta, Kashari, Kurti, Bode, Metaj.
16-vjeçarët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ku në pjesën e parë dominuan të gjithë lojën, me disa raste të krijuara dhe ia dolën të kalonin në avantazh në minutën e 38-të të takimit me Boden. Me fillimin e pjesës së dytë të lojës, në minutën e 52-të të lojës, boshnjakët barazojnë rezultatin.
Trajneri Kërçova bën disa zëvendësime, duke hedhur fillimisht në fushën e lojës Duron (Myrta) në minutën e 52-të të takimit ndërsa në minutën e 60-të, fut në lojë O’Boyle (Belloj) dhe Hajdarin (Bode).
Me freskimin e ekipit, djemtë kuqezi krijuan disa raste të pastra për gol, por nuk arritën të shënonin. Pak minuta para fundit të takimit, skuadra boshnjake shënon edhe golin e dytë, duke fiksuar shifrat në 1-2. Kërçova bëri edhe dy zëvendësime të tjera, duke futur Lazen (Jakun) dhe Daminin (Selmanin) në minutën e 76-të, por ndeshja përfundoi në favor të Bosnjë & Hercegovinës.
Shqipëria U-16 ishte shortuar në grupin B, së bashku me Rusinë, Lituaninë dhe Bosnjë & Hercegovinën. Ditën e diel, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e radhës dhe të fundit për këtë turne, ndaj Maqedonisë së Veriut, në orën 09:30. /fshf.org