Jessica Alba është shprehur se 40 vjetori ishte një përvojë e çuditshme. Aktorja e “Sin City” festoi ditëlindjën e saj muajin e kaluar dhe duke folur për Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, tha: Është kaq e çuditshme sepse kur je e vogël, ajo moshë thjesht ndihet…agresive.”
Muajin e kaluar, Alba ndau një video në rrjete sociale nga festa e ditëlindjes së saj. Jessica ka treguar më parë arsyen pse u largua për një kohë nga aktrimi. Ky vendim ishte për t’ju përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj, pasi kjo ishte gjëja që e bënte të ndihej mirë dhe e lumtur.
“Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtoja kohë asaj dhe familjes sime. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”, rrëfeu Jessica. /abcnews.al