Autoritetet belge japin “OK”, ish-deputeti i Agimit të Artë do të ekstradohet në Greqi

schedule17:15 - 7 Maj, 2021

schedule 17:15 - 7 Maj, 2021

Prokuroria e Brukselit vendosi të premten të ekstradojë ish-anëtarin e parlamentit europian, nga radhët e Agimit të Artë, Giannis Lagos. Afati i fundit që Lagos të apelojë vendimin është dita e hënë, por duket se ai është dakordësuar me këtë pikë. Në rast se nuk do të ketë apelim ai do të kthehet në Greqi brenda 7 ose 10 ditësh.

Zv/prokurori Sarah Durand dha detajet në lidhje me këtë vendim. “Dhoma e Procedurës Para-Gjyqësore e Gjykatës së Shkallës së Parë në Holandeze ka vendosur sot mbi një urdhër arresti evropian. Urdhri Evropian i Arrestimit është shpallur i ekzekutueshëm. Afati i fundit për një ankesë të mundshme skadon të hënën. Për arsye sigurie, data e dorëzimit nuk mund të shpallet “, u shpreh ai.

Urdhri i arrestit ndaj Lagos u lëshua pas dënimit nga Apeli dhe pas heqjes së imunitetit nga Parlamenti Europian ndërkohë që në dijeni për të ishte vënë policia greke dhe Europol.

Eurodeputeti u dënua më 7 tetor me 13 vite burg për drejtimin e organizatës kriminale, ndërsa ai ka një dënim të dytë me nëntë muaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!