U ekzekutua me 20 plumba në Zakynthos, lidhja e biznesmenit grek me shqiptarët

schedule16:37 - 7 Maj, 2021

schedule 16:37 - 7 Maj, 2021

Një biznesmen i njohur grek, Dionysis Korfiatis u ekzekutua sot në ishullin Zakynthos. Në momentin që u qëllua për vdekje me 20 plumba biznesmeni ndodhej në një zyrë kontabiliteti, por autorët nuk i ka stepur asgjë duke e ekzekutuar në mes të ditës.

Mediat greke kanë zbuluar aktivitetet e shumta të biznesmenit, por edhe një lidhje me shqiptarët.

Protothema” shkruan se  biznesmeni 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi armët dhe materiale të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos u gjetën në shtëpinë e tij.

Biznesmenit pak kohë më parë iu vra gruaja në një pritë, ku vetë 54-vjeçari shpëtoi duke u larguar me shpejtësi. Për ngjarjen e sotme për mediat ka folur xhaxhai i grekut, që ishte i pranishëm në zyrën e kontabilitetit në momentin kur e qëlluan.

Vrasësit ishin me një makinë “Fiat Panda”. Ata ndaluan, hynë brenda në zyrë, e vranë atë dhe u larguan.

Kjo ishte e gjitha”  tha xhaxhai. Vrasja ndodhi në një nga ishujt e famshëm grekë ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë./ db/ Abcnews.al