Thuajse në gjithë globin vazhdon vaksinimi i popullatës, teksa në disa shtete të zhvilluara nuk është larg nisja e vaksinimit të moshave të reja.
Franca nuk ka nisur ende injektimin e vaksinave te të rinjtë, por ka nisur fushatën për të bindur ata të se vaksina nuk është e rrezikshme dhe ka shumë dobi.
Në Francë mendojnë të aktivizojnë Kylian Mbappe në këtë fushatë, si një njeri që mund të kuptohet shumë më lehtë dhe influencë të madhe te të rinjtë.
“Nuk mendoj se të rinjtë dëgjojnë më lehtë një moshatar, sesa Presidentin e Republikës ose më pak një mjek si unë”, shpjegoi Alain Fischer, imunolog dhe president i Këshillit Udhëzues për strategjinë e vaksinës. /abcnews.al