Gjykata Administrative ka rrëzuar VKM që i kalonte Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë të Tiranës.
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave ishte për “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”. Ndërkohë me vendimin e fundit të dhënë nga Gjykata Administrative, Kopshti Botanik mbetet nën administrimin e Universitetit të Shkencave të Natyrës.
Universiteti ka këmbëngulur vazhdimisht se Vendimin e Këshillit të Ministrave, ku Kopshti Botanik i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës. Sipas Konit, shkel hapur autonominë e universitetit. Ndërsa sot Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë. /abcnews.al/