“Ibra vendos Juventus-Milan”, Kaka: Mezi pres t’i shoh kuqezinjtë në Champions

schedule18:58 - 6 Maj, 2021

schedule 18:58 - 6 Maj, 2021

Juventus-Milan mbetet gjithmonë një nga ndeshjet më të bukura të Serie A, edhe pse dy ekipet e njohura po luftojnë për një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ish-ylli i kuqezinjve, braziliani Kaka ka folur rreth kësaj sfide në kanalin zyrtar të “Djallit”.

Mezi po pres të shoh përsëri Milanin në Champions League. Mungon vetëm pak, teksa tani është radha e ndeshjes me Juventusin dhe Pirlon. Kuqezinjtë mund ta fitojnë këtë takim dhe kanë shumë shanse të rikthehen në Champions.

E uroj me gjithë shpirt një gjë të tillë, e di që të njëjtën gjë dëshirojnë edhe tifozët e Milanit”, deklaron Kaka, i cili ndalet edhe te Zlatan Ibrahimovic. “Nëse luan Ibra, i takon atij të ndëshkojë Juventusin dhe t’i dhurojë Milanit fitoren. Këtë vit kam parë shumë ndeshje, duke përfituar edhe nga pandemia.

Milani mbetet prioriteti im. Ekipi e nisi sezonin shumë mirë, por është normale të hasësh probleme kur ke shumë lojtarë të rinj në përbërje. Në Milanin tim kishte një miks midis lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Ekipi është i fortë, Ibrën e shoh të karikuar, teksa jam i lumtur për Maldinin.

Paolo po mendon edhe për të ardhmen e klubit. Pioli ka zhvilluar një punë shumë të bukur, është treguar i aftë të marrë më të mirën nga çdo lojtar. E di që tani është një moment vendimtar, shpresoj që djemtë të jenë më të karikuar se kurrë në këtë fazë finale të kampionatit.

Kujtimi më i bukur ndaj Juventusit? Le të themi fitoja 1-3. Nëse nuk gaboj, ajo ishte ndeshja ime e parë në Torino, viti kur fituam titullin kampion. Ajo ishte ndeshja më e bukur që kemi luajtur kundër tyre“, deklaroi legjenda braziliane, i cili fitoi gjithçka me ngjyrat kuqezi mbi supe. /abcnews.al