1 në 4 persona një herë në jetë është i rrezikuar të preket nga probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër ngrenë shqetësimin për rritjen e rasteve ditën botërore të shëndetetit mëndor, ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se shtëpitë mbështetëse do të shtrihen në të gjithë vendin.
Problemet e shëndetit mendor pas dy vitesh, parashikon Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të kryesojnë listën e sëmundshmërisë. Në vendin tonë mjekët psikiatër tregojnë për rritje të numrit të personave të prekur.
Arjana Rreli, psikiatre: “1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga probleme të shëndetit mendor “
Dita Botërore e Shëndetit Mendor këtë vit i dedikohet trajtimit të problematikave tek të rinjtë dhe adoleshentët. Për të shpjeguar strategjinë që do të ndjekë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ministrja Manastirliu zgjodhi në një takim me të rinjtë dhe profesionistë të fushës.
Ogerta Manstirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: “Qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura do të shtrihen në të gjithë vendin, pasi strategjia jonë ka të bëjë me deinstitucionalizimin, pra për tu larguar nga trajtimi në spitalet psikiatrike, për të shkuar drejt shërbimeve komunitare, si mënyra më e mirë për riintegrimin e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor”.
Aktualisht problemet e shëndetit mendor trajtohen në mënyrë të specializuar në 13 Shtëpi të Mbështetura, 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor, 4 shërbime të specializuara të shëndetit mendor me shtretër dhe 2 qendra ditore./abcnews.al