Kushi takim me zëvendësministren e re të Arsimit: Kam besim në energjinë dhe pasionin e saj

schedule14:57 - 6 Maj, 2021

schedule 14:57 - 6 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me zëvendësministren e re Bora Muzhaqi dhe përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë Ministri.

Gjatë këtij takimi Ministrja Kushi ka falënderuar znj Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i uroi mirëseardhjen dhe suksese zëvendësministres së re, Bora Muzhaqi e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

“Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku”, është shprehur Kushi.

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!