Ekzistojnë tre llohe burrash me të cilët asnjë vajzë nuk duhet të harxhojë kohën e saj me të. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë se kush janë dhe arsyet pse duhet t’u vini një kryq të madh.
1. I papjekuri
Në të shumtën e rasteve burrat e papjekur janë karizmatikë, argëtues dhe mjaft simpatikë. Ky lloj burri është humbje kohe për ju, nëse jeni në kërkim të një lidhjeje serioze. Ai gjithmonë ka një justifikim në xhep dhe përherë duket kaq afër dhe kaq larg jush njëkohësisht. Problemi është se ata duan të jetojnë në moment dhe nuk tolerojnë asnjë lloj presioni, informon abcnews.al. Ata nuk bëjnë plane për të ardhmen. Dhe të mos jesh në gjendje të bësh plane të përbashkëta për të ardhmen nuk e çon marrëdhënien tuaj askund.
2. Perfeksionisti i punës
Është këndshëm të jesh punëtor dhe ta duash punën tënde. Por zakonisht, veçanërisht kur dikush është i ri, ai përqendrohet ekskluzivisht në karrierën e tij duke harruar kështu të kujdeset për një marrëdhënie të qëndrueshme, informon abcnews.al. Të pasurit një burrë punëtor duke që e mirë në fillim, por rrallë një njeri i tillë krijon marrëdhënie të shëndosh ose një martesë të suksesshme.
3. Lojtari
Ky është lloji i burrit që vajzat dhe gratë u shmangen më shumë, por nuk është e lehtë për ta kuptuar atë. Sepse “lojtari” nuk e tregon veten të tillë. Përkundrazi, ai është i aftë ta bëjë një vajzë të besojë se dëshiron ta dëgjojë, kur në fakt nuk është ashtu. Por, nëse tregoheni të vëmendshme, do të gjeni elemente që do ju bëjnë ta kuptoni dhe ta njihni kush është. Zakonisht ata nuk ju përfshijnë në planet e tyre dhe përgjithësisht nuk kanë plane./abcnews.al