Zgjedhjet në PD, Mustafaj: Demokratët duhet të pyesin veten se kush do t’i çojë drejt fitores

schedule13:03 - 6 Maj, 2021

schedule 13:03 - 6 Maj, 2021

Përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve nuk është tërësisht e Lulzim Bashës, por edhe e gjithë kryesisë dhe në një masë të madhe e grupit parlamentar. Kështu është shprehur analisti Besnik Mustafaj në një bisedë me Juli Xhokaxhi ndërsa diskutohej për kërkesat e kritikëve për dorëheqjen e kreut të demokratëve.

Mustafaj tha se PD ka nevojë për një frymë të re ndërsa shtoi se shpreson që procesi i zgjedhjeve në korrik të jetë sa më i drejtë.

“Java e parë pas zgjedhjeve, i vetmi lajm që prodhoi Basha ishte u duk në seli. Një javë pa bërë asgjë. Një pasivitet të madh që do ndikojë në gjykimin dhe analizën që do të bëjmë në korrik. PD nuk futet në rrugë të mbarë pa bërë një garë që të shënojë periudhën post Berisha. Fushata ishte e mirë por duhet të merret parasysh aktiviteti 4 vjeçar i lidershipit. Ka nevojë për një frymë të re, kalendarin e shoh të lidhur me korrik gushtin.”

Megjithatë, analisti theksoi se një dorëheqje e Bashës që ditën e nesërme nuk do të ishte zgjidhje pasi ky, sipas tij, është një proces mbledhje faktesh që duhet të kryhet dhe udhëhiqet.

“Askush më shumë se Basha nuk duhej të ishte i interesuar që procesi t’i ecë mirë. Për sa kohë nuk është mbledhur akoma parlamenti i ri. PD mund të shkojë me një skicë të qartë të fytyrës së ardhshme. Që PD të shkonte me një kryetar të ri në parlament do të ishte normaliteti më i madh, por unë shpresoj që kësaj herë procesi i garës duhet të jetë shumë më i hapur. Dhe Basha të mos ketë asnjë mundësi ndikimi. Demokratët duhet t’ia shtrojnë pyetjen vetes: Kush do të na çojë drejt fitores. Shpresoj që të ketë shumë guximtarë si Kadilli që të shpallin kandidaturën.”

Por ku ka gabuar kryedemokrati sipas Besnik Mustafajt?

“Basha nuk arriti të ngjallë frymë. Rritja është shumë e ulët. Nuk patëm në këto votime një votë kundër. Berisha nuk përzihet. Nuk do ishte marrëveshja e majit, as ajo liste që ishte në 2017. Kjo është një tentativë për ta zhvlerësuar Bashën si kundërshtarin e tij.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!