Piers Morgan ka reaguar për “The Bench”, librin për fëmijë që Meghan Markle ka shkruar, për të cilin u frymëzua nga marrëdhënia e burrit të saj, Princ Harry me djalin e tyre, Archie. Libri që pritet të dalë në treg në Qershor, i referohet një poezie që Meghan shkroi për Harry-n në ditën e baballarëve pas lindjes së djalit.
Morgan, i cili u dorëhoq nga emisioni që drejtonte prej vitesh pas deklaratave të ashpra që bëri për dukeshën kur dha intervistën për Oprag Winfrey, e ka konsideruar cinizëm faktin që Dukesha shfrytëzoi titullin mbretëror kur ajo tashmë i ka braktisur detyrat e saj mbretërore.
“Megjithatë, kur bëhet fjalë për fshikullim të librit të saj, çfarë emri autori përdor Meghan Markle? Ah, sigurisht: ‘Meghan, Dukesha e Sussex’. Po, ajo vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë cinike titujt e saj mbretërorë sepse e di se kjo është arsyeja e vetme që dikush po i paguan shuma të mëdha parash për të hedhur markën e saj të paqartë të gënjeshtrave në dokumentarë të Netflix, podcast të Spotify ose libra për fëmijë.”, ka shkruar gazetari.
Më tej, ai e cilëson hipokrizi përpjekjen e Meghanit për t’i dhënë këshilla kujtdo në lidhje me raportin prindëror, në një kohë kur marrëdhënia e saj më të atin është shkatërruar. “Si mundet Meghan – unë i urrej mbretërorët por thirrmëni Dukeshë – Markle të japë mend për marrëdhënien e një fëmije me të atin kur shkatërroi raportin me babain e saj dhe dëmtoi po ashtu lidhjen e të shoqit me të atin e tij”, ka shkruar Piers Morgan.
/abcnews.al