Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja. Berisha thotë se ai ishte një prej artistëve më të dashur të skenës dhe teatrit për publikun shqiptar.
Ai thekson se me krijimtarinë e tij të pasur, Radoja do jetojë gjithmonë në rolet e personazheve që ai me pasion interpretori në filma dhe skena teatrosh.
“Guljelm Radoja mbylli syte pergjithmone! Miq, Guljelm Radoja, njeri prej artisteve me te dashur te skenes se theatrit dhe filmit per publikun shqiptar mbylli syte pergjithmone. Me krijimtarine tij te pasur dhe cilesore Guljelmi do jetoje gjithmone ne rolet e dhjetra e dhjetra personazheve qe ai me pasion dhe mjeshetri i interpretoi ne filma dhe skena theatrosh.
Me kete rast, se bashku me mirenjohjen e thelle per kontributin e shquar e te pavdekshem te Guljelm Radojes, i shpreh familjes dhe te afermve e miqve te tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e amshuar. Amin. Sb”, shkruan Sali Berisha./mv.abcnews.al