Vasquez “driblon” Milanin: S’ja kam idenë, do mbetem gjithmonë tifoz i Realit

schedule18:21 - 5 Maj, 2021

schedule 18:21 - 5 Maj, 2021

Lucas Vasquez ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi. Anësori i djathtë i Real Madrid, ka nisur punën për t’u rikthyer sa më shpejt, teksa e pasigurt është e ardhmja e tij. 29-vjeçari del lojtar i lirë në fund të sezonit.

Rinovimi me Real Madrid po vonon, ndërsa interesimi për shërbimet e tij është i madh. AS deklaroi dy ditë më parë se Vasquez ka refuzuar një ofertë të Atletico Madrid dhe se do të transferohet te Milani nëse nuk gjen akordin e rinovimit me presidentin Perez.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe Bayern Munchen e PSG. Vasquez ka folur për The Athletic rreth sfidës së kthimit gjysmëfinale në Champions League mes Chelsea dhe Real Madrid, por edhe së ardhmes së tij.

Duhet të vuajmë në ndeshje si kjo ndaj Chelsea. Ndodhemi në garë për fitimin e Champions League dhe titullit kampion në Spanjë, do tentojmë t’i fitojmë të dyja. Është e vështirë të luash me Realin, duhet durim i madh për të shfrytëzuar shansin tënd.

Sekreti ynë? E thjeshtë, vazhdojmë të jemi të bashkuar si më parë, Zidane ka ditur ta menaxhojë shumë mirë grupin”, deklaron Vasquez, i cili “driblon” Milanin në komentin e dhënë rreth së ardhmes së tij.

“Nuk e di fare se çfarë do ndodhë me mua, por unë do të mbetem gjithmonë një tifoz i Real Madrid. Jam me fat që luaj me ekipin për të cilin bëj tifozllëk që kur isha i vogël. Jam i qetë, agjentët e mi po punojnë për të siguruar më të mirën për mua“, përfundoi Vasquez. /abcnews.al