Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shënuar 24 viktima dhe 323 raste të reja me koronavirus nga 2928 teste të kryera, prej të cilëve 96 vetëm në Shkup.
714 pacientë janë shëruar ditën e sotme duke e fituar luftën me sëmundjen.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 153197 raste me covid-19, prej të cilëve 135367 janë shëruar, kurse 5016 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në Maqedoni janë 12754 raste aktive me koronavirus./ Abcnews.al