Presidenti Meta reagon për lirimin e Genc Tafilit

schedule17:38 - 7 Nëntor, 2017

schedule 17:38 - 7 Nëntor, 2017

Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili. Kreu i shtetit ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.
Presidenti i Republikës- thuhet në një noftimin zyrtar- garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit.
Presidenti i Republikës -përfundon njoftimi- mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit./abcnews.al