Dukesha e Sussex është akuzuar se ka kopjuar shkrimtaren Corrinne Averiss për librin “The Bench”, që njoftoi një ditë më parë. Në një deklaratë, Markle tha se libri për fëmijë, i cili do të botohet me 8 Qershor ishte frymëzuar nga një poezi që shkroi për Princin Harry në kohën e lindjes së djalit të tyre, Archie.
Vëzhguesit mbretërore kanë qenë të shpejtë për të vënë në dukje ngjashmëritë mes historisë së një libri për fëmijë nga Corrinne Averiss, The Boy and The Bench, i cili u botua në 2018. Të dy librat paraqesin ilustrime të ngjashme me ngjyra dhe një histori të përqendruar rreth lidhjes speciale midis babait dhe djalit.
Një përdorues i Twitterit shkroi: “Pothuajse identik me librin e Corrinne Averiss, madje edhe kopertina.” Sidoqoftë, Corrinne lidhur me librin e saj është shprehur: “Duke lexuar përshkrimin dhe fragmentit të botuar të librit të ri të Dukeshës, kjo nuk është e njëjta histori apo e njëjta temë si “The Boy On the Bench”.
/abcnews.al