Një shishe vere franceze që bëri rrotullimin rreth Tokës për më shumë se një vit ka dalë në shitje.
Shishja Petrus 2000, e bërë nga rrushi merlot në rajonin e Bordeaux, kaloi 14 muaj në orbitë si pjesë e një studimi kërkimor të financuar privatisht mbi ushqimin dhe bujqësinë.
Vera është në dispozicion për shitje dhe shtëpia e ankandit e vlerësoi me një çmim shitjeje prej 1 milion dollarësh.
Space Cargo Unlimited dërgoi 12 shishe verë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në nëntor 2019. Pas më shumë se 400 ditësh në hapësirë, duke udhëtuar rreth 300 milion km në gravitet zero, vera u kthye në Tokë në janar të vitit 2021.
Shishet u dërguan në hapësirë si pjesë e Mission WISE, një program kërkimi hapësinor i financuar privatisht i drejtuar nga Space Cargo Unlimited. Nicolas Gaume, bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë, tha në një deklaratë se skema synonte të “ndihmonte shpikjen e bujqësisë dhe ushqimit që na duhen nesër në Tokë” duke ekzaminuar efektet e gravitetit zero dhe hapësirës.
Kjo është e vetmja shishe e cila do të shitet. Tre u hapën për provë, dhe tetë të tjera do të mbahen për kërkime në të ardhmen./abcnews.al