Qeveria e Maqedonisë vendosi në mbledhjen e sotme që ora policore do të fillojë në 23:00 (deri sonte ishte në 21:00) dhe do të zgjas deri në 05:00 të së nesërmes.
Gjatë kësaj mbledhje u vendos që restorantet të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, tarraca dhe jo edhe brenda objektit.
Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Gjithashtu u vendos që të gjithë personat nga India dhe Brazili që hyjnë në Maqedoni duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë./ Abcnews.al