Bebe Rexha ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe vlerësohet si një ndër artistet më të mira me famë botërore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka kontribuar në krijimin e shumë hiteve për Eminem, Nick Jonas dhe Selena Gomez para se të niste rrugëtimin e saj artistik.
Tashmë, ajo ka paralajmëruar albumin e saj të dytë që mban titullin “Better Mistakes” dhe pritet të publikohet më 20 Maj. Së fundmi, gjatë një interviste për “Daily Telegraph”, autorja e hitit “Sacrifice” ka treguar këngën e saj të preferuar.

“Kënga për të cilën jam krenare është “I’m a Mess” sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta, dhe e vërteta. Prandaj doja të bëja një album që është zgjatim i kësaj kënge, ta bëj “I’m a mess” që të jetë në hip hop.“, tha Bebe.

/abcnews.al

