Deputeti i ardhshëm Ervin Salianji është takuar ditën e sotme me strukturat e PD në lagjen 16 të Korçës.
Salianji ka shkruar në rrjetet sociale se është i entuziazmuar nga uniteti dhe ndërthurja e brezave duke e përmbyllur statusin me një zotim: Beteja vazhdon.
“Mirënjohje për strukturat, demokratët dhe qytetarët e lagjes 16 që mbështetën ndryshimin!
I entuziazmuar nga uniteti dhe ndërthurja e brezave si rasti i doktor Bujar Isakut ish kryetar i degës së PD Korçê dhe pedagogu Kristi Morava aktivisht i përfshirë me ide dhe angazhim në terren! Beteja vazhdon”, shkruan ai./mv.abcnews.al