Meghan Markle njoftoi sot se ka shkruar një libër për fëmijë “The Bench”, i frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj. Dukesha e Sussex-it tha se libri është frymëzuar nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.
Libri, që pritet të publikohet me 8 Qershor do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson. “The Bench” nisi si një poezi që shkrova për burrim tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori.”, thuhet në deklaratën e saj. Ky njoftim vjen dy ditë para 2 vjetorit të lindjes së djalit të tyre.
Meghan aktualisht është shtatzënë me fëmijën e dytë, një vajzë, e cila pritet të vijë në jetë këtë verë. Dukesha dhe burri i saj, Harry kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas intervistës që dhanë për Oprah Winfrey, ku ndër të tjera adresuan akuza ndaj një anëtari të familjes mbretërore për racizëm ndaj të birit të tyre.
/abcnews.al