Egjipti po forcon flotën e Forcave Ajrore me 30 avionë të tipit Rafalë francezë. Vendimi ndjek blerjen e 24 oviaoneve që në 2015 dhe do të financohet përmes një kredie dhjetë-vjeçare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Kajro kishte urdhëruar 30 aeroplanë luftarakë nga kompania franceze e mbrojtjes Dassault Aviation për të rritur “sigurinë kombëtare”, ndërsa Egjipti donte të bëhej një kolonë e stabilitetit në rajon ndërsa vazhdojnë përplasjet në fqinjë të Libisë.
Ministrja e Mbrojtjes Franceze Florence Parley, ka bërë me dije se marrëveshja e re Rafale forcon bashkëpunimin strategjik dhe ushtarak midis Francës dhe Egjiptit.
Egjipti është importuesi i tretë më i madh i armëve në botë pas Arabisë Saudite dhe Indisë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm.
Tregu i armëve është rritur me 136% gjatë dekadës së fundit dhe tani ka furnizues përtej Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Rusisë, tha instituti në një raport të lëshuar në fillim të këtij viti.e.su./abcnews.al