Oprah Winfrey njoftoi se një seri e re e dokumentarit me në fokus Princin Harry dhe shëndetin e tij mendor do të publikohet këtë muaj.
Seriali dokumentar do të dalë në Apple TV, pas vonesave për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Megxit.
Ky dokumentar, i cili do të përqendrohet në “sëmundjen mendore dhe mirëqenien mendore”, ishte rezultat i një pune disa vjeçare dhe u përmend gjatë intervistës të Princit Harry dhe Megan Markle marsin e kaluar.
Oprah, në fakt, i është referuar dokumentarit përsëri këtë javë gjatë intervistës së saj në “The Drew Barrymore Show” me Dr. Bruce Perry , i cili gjithashtu do të marrë pjesë në dokumentar.