Ka ndërruar në moshën 51-vjeçare jetë anëtari i grupit Menudo Ray Reyes. Lajmi i hidhur u konfirmua përmes një postimi në Facebook nga vëllai i tij Raul, megjithëse ai nuk zbuloi shkakun e vdekjes.
“Të dashur miq, familje dhe fansa. Me dhimbje të madhe në shpirtin tim ju informoj, se vëllai im i dashur Ray Reyes ndërroi jetë”, shkroi Raul.
Ndërsa më vonë është raportuar nga Primera Hora se shkaku i vdekjes ishte një sulm në zemër.
Kujtojmë që Ray iu bashkua Menudo në 1983 kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai ishte në grup në të njëjtën kohë me Ricky Martin.