Pas 14 operacionesh pa sukses në Turqi, Spitali Amerikan bën të ecë 7-vjeçarin pa njërën këmbë

schedule12:36 - 4 Maj, 2021

schedule 12:36 - 4 Maj, 2021

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Amerikan 2, ku një 7-vjeçar, i cili nuk kishte njërën këmbë është operuar.

Bëhet fjalë për Ronaldo Toluli nga Fushë-Kruja, që pas 14 operacioneve pa sukses në Turqi, arriti të ecë normalisht vetëm falë zgjidhjes së Dr. Kamil Kose, mjeku me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ortopedisë, i specializuar dhe me eksperiencën e duhur për këtë ndërhyrje kaq të vështirë dhe delikate.

Sakaq, një ndihmë shumë të madhe për të voglin ka dhënë edhe producenti Turjan Hyska, i cili ka marrë përsipër një pjesë të kostos së protezës dhe gazetari Osman Stafa që prezantoi rastin e Ronaldos.

Tashmë prej tetorit të vitit të shkuar, 7-vjeçari ka filluar të ecë në këmbë pa ndihmën e askujt, duke e konsideruar si gjënë më të bukur që i ka ndodhur në jetë./abcnews.al