Numri i rasteve të koronavirusit në Indi ka tejkaluar mbi 20 milion, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e vendit. Vendi raportoi 357,229 raste të reja të martën, duke çuar numrin e përgjithshëm në 20,282,833.
India raportoi gjithashtu 3,449 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 222,408.
Sipas të dhënave, India ka administruar 158,932,921 doza vaksinash që nga fillimi i procesit të vaksinimit me 16 janar./abcnews.al