Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës Mark Marku ka deklaruar se ende nuk është vendosur nëse PD do futet në parlament edhe pse nuk do i njohë zgjedhjet. Marku tha në Opinion se lufta mund të bëhet në disa forma, përfshirë edhe futjen në parlament ose ndjekjen në rrugë gjyqësore.
Ai u shpreh se PD mund të dalë në protesta pa dhënë më shumë detaje rreth këtij aksioni.
“Ky proces nuk mund të njihet. Unë mendoj që mund të hysh dhe në parlament. Vetëm mund të jem nga Tajvani mund të them që zgjedhjet nuk janë vjedhur. Do bëjmë luftën. Nuk e di se çfarë vendimi do merret. Por lufta bëhet në disa forma.
Në parlament, në institucionet ndërkombëtare. në prokurori. Kjo nuk nënkupton të mos shkosh në parlament. Nuk e di a do shkohet. Ky parlament nuk meriton të njihet. Akoma nuk ka një vendim zyrtar. As qeveria shqiptare, as parlamenti dhe as pushteti lokal sot nuk është legjitim. Gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë. Nëse të manipulojnë zgjedhjet kujtdo i lind e drejta e rezistencës si t’ia thojë mendja atij.
Tani duhet të shkojnë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur zgjedhjet dhe të dorëzojnë pushtetin. Nuk ka shanse se ata që kanë 8 vite që zgjedhin. Besoj se do organizojë protesta dhe mendoj që duhet. Çfarëdolloj revolte lejohet në një vend kur vidhen zgjedhjet. Kudo duhet të bëhen.
Në 2017 u vërtetua. Njerëzit po i quajnë hajdutë. Vjedhës të pushtetit dhe vjedhës të buxhetit. E kanë çua popullin në atë pikë që shihet që e ka festë të ketë një thes miell njëherë në katër vjet. Këta duhet të ngrihesh dhe t’i përzësh me shqelma nga zyrat si hajdutë. Pse do na e mbajnë pushtetin me dhunë se duan të vjedhin këta? Revoltë do ketë. Është parim. Nëse ti i mohon njerëzve të drejtën për të ndërruar pushtetin, njerëzve u lind e drejta. Do i përzërë populli si hajdutë nga zyrat”, deklaroi Marku./mv.abcnews.al