Droga në Itali, Policia e Shtetit jep informacion

schedule09:11 - 9 Tetor, 2018

schedule 09:11 - 9 Tetor, 2018

Gjysmë toni marijuanë u sekuestrua në brigjet italiane, ndërsa në pranga ranë dy skafistë shqiptarë. Për ngjarjen ka dhënë informacion edhe Policia e Shtetit në Shqipëri, në të cilën thuhet se në bashkëpunim me Guardia di Finanza është bërë e mudnur ndalimi i mjetit lundrues.

Të arrestuarit janë 32-vjeçari me iniciale G.M dhe 27 vjeçari A.B, të dy nga Vlora.

Ndërkohë sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në 24 pako të mëdha. Dy të injtë pasi kanë parë forcat italiane janë munduar të arratisen, por pas një ndjekje në det ata u kapën. Gjatë ndjekjes ata kanë hedhur ngarkesën në ujë, por pasi u rekuperua rezultoi se ishin 560 kilogramë marijuanë.

Në njoftimi thuhet se po punohet bashkarisht mes dy forcave policore për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë në këtë rast trafikimi të lëndëve narkotike./abcnews.al