Administrata Biden ndihmon Indinë të luftojë koronavirusin

schedule18:40 - 3 Maj, 2021

schedule 18:40 - 3 Maj, 2021

Këtë javë, udhëtimet nga India në Shtetet e Bashkuara do të kufizohen ndërsa vendi i Azisë Jugore po lufton me një numër në rritje rastesh të reja të koronavirusit. Administrata Biden po dërgon furizime, ndërsa shumë njerëz kanë shtruar pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë më shumë për të ndihmuar Indinë për të luftuar krizën.

Ndërsa pamjet nga lufta e Indisë me virusin vdekjeprurës po shpërndahen në botë, administrata Biden i kundërpërgjigjet krizës.

Ajo po dërgon furizime si pajisje mbrojtëse, oksigjen, teste, maska dhe mjete të tjera. Udhëtimet nga India për në ShBA do të kufizohen duke filluar nga e marta.

Jemi të shqetësuar për variantet. Jemi të shqetësuar për humbjet e jetës dhe për të gjitha efektet dytësore që shfaqen ndërsa pandemia del jashtë kontrollit në Indi”, tha James Sullivan, Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare.

Aktualisht India ka më shumë se 19 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 215 mijë vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Më shumë se një e treta e amerikanëve janë të vaksinuar plotësisht me vaksinën kundër COVID-10. Disa shtete thonë se kanë vaksina mëse të mjaftueshme dhe administrata Biden ka njoftuar se do të ndajë me vendet në nevojë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, e cila nuk është miratuar në ShBA. Ekspertë të shëndetit publik thonë se ShBA duhet të bëjë çfarë mundet të ndihmojë Indinë dhe vendet e tjera në nevojë.

Duhet të ndihmojmë Indinë të kontrollojë virusin për shumë arsye, humanitare dhe sigurisht gjeopolitike; nga këndvështrimi i shëndetit publik, përhapja e madhe krijon terren për më shumë variante”, tha Dr. Ashish Jha, Dekan në shkollën e shëndetit publik në Universitetin Brown.

Shefi i kabinetit Biden, Ron Klain, tha për CBS News se ShBA i dhuroi Indisë mjaftueshëm lëndë të parë për prodhimin e 20 milionë dozave të versionit indian të vaksinës Oxford-Astrazeneca.

Disa ligjvënës amerikanë, të udhëhequr nga Senatori i Vermontit Bernie Sanders, thonë se administrata duhet të lehtësojë rregullat e patentave në mënyrë që vendet të mund të prodhojnë versione të përgjithshme të vaksinave, gjë që kundërshtohet nga prodhuesit e ilaçeve, duke theksuar rreziqet e sigurisë.

Zoti Klain tha se Administrata Biden së shpejti do të njoftojë planin për t’u dhënë vaksinave një shpërndarje më të gjerë./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!