Përfaqësuesit e OSBE në Shqipëri kanë reaguar këtë të hënë në kuadër të ditës ndërkombëtare të Lirisë së Medias.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, theksojnë se të gjithë qeverisë duhet që të angazhohen në ruajtjen e sigurisë së gazetarëve.
Sipas tyre sot është e rrezikshme që të jesh gazetar, pasi je i ekspozuar ndaj ngacmimeve.
“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata./abcnews.al
“Është e rrezikshme të jesh gazetar sot. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në ??, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thonë amb. Del Monaco #OSBE & Håstad ?? pic.twitter.com/uTEUWanbZD
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) May 3, 2021