CEO i Pfizer, Albert Burla këtë të hënë ka bërë me dije se së fundmi industria farmaceutike amerikane ka aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave për miratimin e vaksinës së saj për fëmijë e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Bourla përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë me dije se ato po përgatiten për të bërë të mundur zgjerimin dhe përdorimin e vaksinës dhe për këtë grupmoshë, pasi deri më tani kufiri është mbi 16 vjeç.
“Ne ndajmë nevojën e ngutshme për të zgjeruar vaksinën Pfizer dhe BioNTech për të përfshirë adoleshentët. Sot, ne i paraqitëm me krenari një kërkesë Coreper për zgjatjen e licencës për adoleshentë të moshës 12 deri në 15 vjeç ”, shkruan ai.
Pfizer dhe BioNTech gjithashtu kanë aplikuar tek autoritetet amerikane dhe sipas Rossel Wallenski, drejtor i Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ABC, licenca 12-15 vjeçare pritet të lëshohet.
Ndër të tjera kreu i BioNTech, Ugur Sahin, ka thënë se deri në korrik do të dihen rezultatet e provave klinike për vaksinimin e fëmijëve 5-12 vjeç, dhe deri në shtator këto për foshnjat nga 6 muaj deri në 5 vjeç./abcnews.al