Pas mbërritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 që financohen nga ana e Bashkimit Evropian, komisioneri për Zgjerim, Olier Varhelyi nesër viziton Maqedoninë e Veriut. Pritet që të martën Varhelyi të takohet me kryeministrin Zaev dhe bashkërisht me ministrin austriake Karoline Edstadler dhe ministrin Filipçe do ta vizitojnë vendin e përcaktuar për vaksinat “Boris Trajkovskin”.
Ndryshe, Komisioni Evropian dhe Austria muajin e publikuar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut.
“BE dëshmon solidaritet dhe kujdes për vendet e Ballkanit Perëndimor që nga fillimi i pandemisë. Për Maqedoninë e Veriut, BE siguroi rreth 230 milionë euro për pajisje mjekësore si dhe për mbështetjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shkup./abcnews.al