Sipas studimeve, dushi i ftohtë pas ushtrimeve sjell shumë përfitime në trupin tonë. Dushi i ftohtë ndihmon muskujt të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme shumë shpejt dhe, nëse keni patur lëndime të vogla gjatë stërvitjes, rritja e rrjedhës së gjakut në muskuj do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrin tuaj.
Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 3 arsyet më të rëndësishme pse dushi i ftohtë duhet të bëhet zakoni juaj i preferuar pas stërvitjes.
1. Pas stërvitjes, qarkullimi i gjakut aktivizohet. Prandaj, nëse bëni një dush të ftohtë, lëkura juaj do të “shtrëngohet” më shumë dhe do të jetë më e butë në krahasim me pas një dushi të nxehtë.
2. Pas stërvitjeve të vështira, nivelet e endorfinës në gjak rriten. Me një dush të ftohtë ju do të ndihmoni trupin tuaj të “zgjohet” edhe më shumë dhe të prodhojë më shumë endorfinë. Si rezultat, do të keni një humor më të mirë gjatë gjithë ditës. Kjo është vërtetuar shkencërisht, informon abcnews.al.
3. Ka shumë studime shkencore që kanë treguar se një dush i ftohtë menjëherë pas stërvitjes mund të rrisë numrin e qelizave të bardha në trup. Këta janë përgjegjëse për një sistem imunitar të shëndetshëm./abcnews.al