Kreu i Kishës Ortodokse Serbe Patriarku Porfirije ka bërë disa deklarata të guximshme sa i përket realitetit të tanishëm në Serbi në lidhje me raportet e tyre me shqiptarët.
“Ne nuk kemi pse të presim të jetojmë si vëllezër, por mund të jemi fqinj të mirë me njeri-tjetrin”, tha ai sot për Radio Beogradin, transmeton abcnews.al.
Ai shtoi po ashtu se Kosova është kthyer në një mit për serbët, ndërsa theksoi se në të ardhmen ekziston e hapur mundësia për një bashkëjetesë në paqe mes serbve dhe shqiptarëve në shtetin më të ri të Europës.
Porfirije theksoi se serbët dhe shqiptarët kanë jetuar bashkë prej shekujsh, gjë që tregon persepektivën se mund të vijojnë të jetojnë në paqe me njeri-tjetrin.
Patriarku serb tha gjithashtu se ka më shumë të përbashkëta se sa ndasi mes shqiptarëve dhe serbve duke shënuar një qendrim krejt të kundërt nga paraardhësi i tij, i cili i mëshonte më tepër konfliktit se sa paqes.
Patriarku i vdekur tashmë, Anfilioje ishte një ndër nxitësit e konfliktit mes serbve dhe shqiptarëve përmes deklaratave të tij. /abcnews.al