Ngërçi politik në Maqedoni, Surroi: NATO dhe BE, interes strategjik

schedule22:01 - 8 Tetor, 2018

schedule 22:01 - 8 Tetor, 2018

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se paraliza politike e krijuar në Maqedoni pas referendumit mund të kalohet vetëm përmes një konsensusi mes partive pro-perëndimore. Në një intervistë për TV Klan Maqedonia, Surroi ka nënvizuar se NATO dhe BE përbëjnë interes strategjik për popullin shqiptar.

Publicisti Veton Surroi deklaron për TV Klan Maqedoni se është interes strategjik i gjithë rajonit që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s në mënyrë që, sikurse shprehet ai, të mos të jetë pre e ndërhyrjeve nga jashtë posaçërisht nga Rusia. Publicisti i njohur Veton Surroi thotë për Tv tonë se për tejkalimin e situatës në të cilën ndodhet vendi pas referendumit të 30 shtatorit dhe për ta çuar procesin përpara, duhet të arrihet kompromis në mes forcave politike në vend.

Veton Surroi: “Shpresoj do të ketë forcë të mjaftueshme që vendi të avancojë drejtë NATO-s dhe BE-së. Duhet të ekzistojë një konsensus i forcave politike në Maqedoni që janë të interesuara pro NATO-s dhe BE-së duhet ta shtynë çështjen përpara”.

Surroi shton se duke marrë parasysh faktin se shqiptarët janë faktor strategjik për tërë rajonin, në mënyrë të qartë duhet të tregojnë se janë të interesuar që Maqedonia të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

“Është interes strategjik jetik i shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni por edhe rajonit që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s, mos të jetë pre e ndërhyrjeve nga jashtë posaçërisht nga Rusia, që ka aspirata gjeopolitike. Duhet që shqiptarët në mënyrë të qartë të tregojnë se janë të interesuar për një Maqedoni që do të jetë anëtare e NATO-s jo një Maqedoni që do të jetë pjesë e një zgjatje të politikave ruse në rajon”.

Këto komente publicisti Veton Surroi i bëri në Shkup në debatin “Bilateralja e Ballkanit: Implikimet rajonale të çështjeve dypalëshe” ku i pranishëm ishe edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Duke folur për situatën e krijuar pas referendumit të 30-shtatorit ai nënvizoi se zgjedhjet e reja janë opsioni i fundit.Dimitrov shtoi s se 37 përqindëshi në referendum është shumicë e qytetarëve që u përcaktuan “për” integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe Kuvendi duhet të veprojë konform këtij vullneti të shprehur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!