Nishani i kërkoi dorëheqjen, Xhelal Mziu në mbështetje të Bashës: Misioni i tij vazhdon

schedule16:30 - 2 Maj, 2021

schedule 16:30 - 2 Maj, 2021

E ndërsa segmente të caktuara brenda PD-së kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, Xhelal Mziu është një prej atyre që ka dalë hapur në krah të kryedemokratit, pavarësisht disfatës në 25 Prill.

“Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.

Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën” shkruan Mziu./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!