Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi. Bardhezinjtë po ndërrojnë brez, por ylli portugez nuk ka shumë kohë në dispozicion dhe dëshiron të fitojë trofe.
Marca raporton se CR7 ka tentuar të kthehet te Real Madrid. Mesazhet me Florentino Perez nuk kanë munguar, por sulmuesi nuk ka marrë përgjigjen që priste nga presidenti.
Opsioni Real mund të cilësohet i mbyllur për momentin, teksa pritet të hapen dy mundësi të tjera: Manchester Unite dhe PSG. 36-vjeçari kërkon një ekip të madh dhe verën e ardhshme pritet ta shohim larg Torinos. /abcnews.al