Franca nuk e fton Trampin në samitin e klimës më 12 dhjetor

schedule14:51 - 7 Nëntor, 2017

schedule 14:51 - 7 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan Donald Trump nuk do te jetë i ftuar në samitin e Parisit i planifikuar për tu mbajtur me 12 dhjetor. Franca po e organizon serish kete samit dy vjet pas marrëveshjes së Parisit mbi klimën. Gjatë punimeve të tij do të mblidhen së bashku 2000 pjesëmarrës nga rreth njëqind vende të ftuar dhe 800 organizata dhe aktorë publikë e privatë.

Por burime pranë presidencës franceze thanë se Tramp nuk ishte i ftuar. Më heret ka qenë vetë presidenti i SHBA që njoftoi në qershor tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit, e cila megjithatë do të jetë efektive vetëm deri në 2020.

Por mesaduket ftesa vjen pas qëndrimit të hershëm të presidentit amerikan, kundër kësaj marrëveshjeje, që sipas tij ngre një kauz false dhe dëmton ekonominë amerikane.

Në njoftimin e bërë nga presidenca franceze të martën, bëhet thirrje për përmbushjes sa më shpejt të objektivit të përbashkët, për të bërë të mundur që temperatura të rritet vetëm me prej 1.5 gradë deri në fund të shekullit. Duhen dyfishuar përpjekjet për arritjen e objektivave dhe për të parandaluar rritjen e mëtejshme të temperaturës globale – thuhet në njoftim./abcnews