Portugalia së fundmi ka lehtësuar masat kufizuese anti Covid, ajo pas shumë kohësh mbyllje ka hapur kufijtë tokësorë me Spanjën.
Ky shtet është goditur rëndë në fillim të këtij viti nga një valë e pandemisë që pati përballur stafin shëndetësor me nga 300 të vdekur në ditë. Ndërkohë duket se pas masave kufizuese gjendja është përmirësuar ndjeshëm ndaj dhe qeveria ka vendosur lehtësimin e tyre.
Përveç heqjes së kontrolleve kufitare, orët e hapjes së kafeneve, restoranteve dhe qendrave kulturore janë zgjatur, sidomos në fundjavë. Dasmat dhe organizimet tjera mund të organizohen sërish, ndonëse me 50 për qind të kapaciteteve nëpër restorante.
Ndonëse kontrollet në kufi me Spanjën janë hequr, Ministria e Brendshme ka prezantuar se udhëtarët që vijnë nga shtete me mbi 500 raste për kokë banori, sikurse Franca duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për 14 ditë pas hyrjes në Portugali./abcnews.al