Merkatoja e verës po afron dhe e ardhmja e Leo Messit vazhdon të jetë një mister. Edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Dani Alves, këmbëngul që argjentinasi të vazhdojë të qëndrojë në Katalonjë. Në një intervistë për “Guardian”, braziliani tregon se e ka këshilluar Leon njësoj siç ka bërë ai me të, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
“Unë i kam thënë Messit disa herë që ai ka lindur për të qenë një lojtar i Barcelonës dhe Barcelona ka lindur për të qenë klubi i tij. Ai më ka dhënë këshilla më parë kështu që unë po bëj të njëjtën gjë tani”, deklaron braziliani.
“Më kujtohet ajo bisedë me të dhe Leo si një mik i mirë më këshilloi që Barcelona është vendi më i mirë i mundshëm. Unë nuk kam marrë ende një përgjigje nga ai, por vetëm kur largohesh nga katalanasit e kupton se sa mirë është të jesh aty”, përfundon Alves. /abcnews.al