Rikthehet Elvana Gjata pas 3 vitesh në një studio televizive, surprizat që priten të ndodhin në Soirée

schedule13:15 - 1 Maj, 2021

schedule 13:15 - 1 Maj, 2021

Elvana Gjata është një ndër artistet më të komentuara të publikut shqiptar. Daljet e saj janë me pikatore, por ama kur del, kujdeset që të gjithë sytë të kthehen nga ajo.

Së fundmi Elvana u rikthye me “Çelu”, një mini-albumin që ka plot 7 këngë, i cili ka marrë pëlqimet e padiskutueshme të publikut.

“Çelu” është padyshim krijesa më e re e Elvanës që synon që të çelë shpirtin e vetë këngëtares fillmisht, por edhe të të gjithë shqiptarëve që kohët e fundit kanë përjetuar një situatë aspak të lehtë.

“Çelu” si një formë drite dhe shprese për jetën do të vijë këtë të shtunë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në ABC në një koncept dhe version krejtësisht ndryshe dhe që nuk e kemi parë ndonjëherë në një studio televizive.

Elvana Gjata do të performojë live të shtata këngët e “Çelu”, saqë edhe vetë këngëtarja në lançimin e promos i ka konsideruar si performanca speciale.

Duke patur parasysh formatin e emisionit “Soirée”, të gjitha pyetjet që ngrihen janë se  cilët do të jenë të ftuarit e tjerë në këtë mbrëmje që do të jetë e gjitha dedikuar Elvana Gjatës. Me siguri nuk do të mungojnë njerëzit e saj më të afërt, por ndoshta dhe bashkëpunëtorët më të mirë të saj.

Por se çfarë do të ndodhë, na duhet të presim  orën 21:00 në ABC për të zbuluar surprizat e kësaj mbrëmjeje.

Një gjë është e sigurt që do të na gozhdojë të gjithëve përpara ekranit, pasi surprizat nuk do të mungojnë dhe një rrëfim i gjatë dhe i ndjerë nga Elvana për prapaskenat e “Çelu”, por jo vetëm./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Soirée (@soiree_sezoni3)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!