Mbi 400,000 të infektuar në 24 orë në Indi

schedule08:27 - 1 Maj, 2021

schedule 08:27 - 1 Maj, 2021

India  raportoi 401,993 raste në 24 orë- hera e parë që vendi ka tejkaluar 400,000 raste në një ditë të vetme duke shënuar gjithashtu ditën e 10 radhazi që vendi regjistron mbi 300 mijë raste në ditë sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 19 milion që nga fillimi i pandemisë. India gjithashtu raportoi edhe 3,523 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 211,853.  Kjo shënoi ditën e  katërt radhazi që vendi regjistroi mbi 3 mijë viktima nga Covid.

Vendi ka administruar 154,854,096 doza vaksine. 27,889,889  persona janë vaksinuar plotësisht. India nisi fushatën e vaksinimit në 16 Janar dhe zgjeroi programin për të gjithë personat  mbi 18 vjeç të shtunën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!