GRAFIKU- Renditja e kandidatëve të Partisë Socialiste, sipas numrit të votave

schedule07:45 - 1 Maj, 2021

schedule 07:45 - 1 Maj, 2021

Partia Socialiste ka marrë gjithsej 768 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë shumicën me 46.48%, që përkthehet në 74 mandate në Kuvend.

Më i votuari i Partisë Socialiste është Taulant Balla, me 21.6 mijë vota.

I dyti është Fatmir Xhafaj, me 16.7 mijë vota. Xhafaj, me karrierë në Partinë Socialiste dhe ish ministër, ishte në listën e pasigurt por ka hyrë në Kuvend pasi ka thyer herësin, duke nxjerrë nga lista Ervin Bushatin, i cili ndonëse ishte i treti në renditje ka marrë më pak vota.

I treti është Edi Rama, në Durrës, me 15.9 mijë vota.

Pas Ramës renditet Ornaldo Rakipi, një emër i panjohur në politikë, që ka mundur të gjithë politikanët e tjerë të njohur, duke marrë 15.7 mijë vota. Rakipi ishte I treti në listë, pork a thyer herësit, duke hyrë në Kuvend, pasi ka zhvendosur Fidel Yllin (edhe ky njësoj si Bushati kishte marrë më pak vota nga listat e hapura)

Pas tij është Erjon Brace, me 15.6 mijë vota.

Për renditjen sipas votave totale shih grafikun në fund, ndërsa për votat sipas qarqeve dhe mandatet e fituara nga secili kliko: https://www.monitor.al/ps-votat-perfundimtare-te-kandidateve-dhe-mandatet-surprize-sipas-qarqeve/

/Monitor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!