Hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, kanë regjistruar 15 raste për përdorimin e funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhorë.
Gjithashtu janë regjistruar edhe kallëzime për veprën penale të votimit më shumë se dy herë apo të pengimit të subjekteve zgjedhore.
Denoncime po ashtu ka dhe për dëmtim të materialeve zgjedhore dhe korrupsion në zgjedhje.
Gazetari i “ABC” Ermal Vija i ftuar në “Radari Informativ” gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, tha se në SPAK janë referuar 91 kallëzime, dhe janë regjistruar 33 raste ,sa i përket krimeve zgjedhore.
Ai shpjegoi se Krime Zgjedhore në SPAK, në total janë 33 raste, përkatësisht:
-Shit-blerje- 29 raste
-Zyrtarët në fushatë- 2 raste
-Shpërdorim detyre- 1 rast
-Përhapje e sekreteve vetjake-1 rast
Ai theksoi se tashmë Prokuroria është në fazë verifikimi të të gjithë të dhënave që subjekte të ndryshme, qytetarë apo Policia Shtetit kanë dorëzuar. Pra mbetet për tu parë nëse pretendimet e tyre qëndrojnë.
“Të gjitha indiciet për të nisur hetimet për shit-blerje vote janë hetime të nisura pas kallëzime të partive politike. Partia Demokratike ka kryer të paktën 55 kallëzimë në Prokurorinë e Posaçme dhe janë regjistruar 33 raste”, tha Ermal Vija.
Sa i përket rastit të raportuar për përhapje të sekreteve vetjake, Vija tha se po kryhen verfikime se nga kanë dalë të dhënat vetiake. Ai theksoi se SPAK hapin e parë e ka bërë duke thirrur drejtuesit e Lapsi.al. Dhe deri në këto momente nuk ka veprim tjetër hetimor.
Ndërsa kallëzimet në Tiranë janë-
-Pengimi i subjekteve -1 rast
-Dëmtimi i kutive-1 rast
-Fotografimi i votës-2 raste
-Shitblerja e votës-2 raste
-Zyrtarë në Fushatë-15 raste
-Dhuna ndaj votuesit -1 rast
Gazetari i “ABC” po ashtu theksoi se nëse vërtetohet se ka pasur zyrtarë të përfshirë në fushatë, atëherë çështja do t’i kalojë Prokurorisë së Hetimit.
/abcnews.al/