Franca raporton 3 rastet e para të variantit indian

schedule12:52 - 30 Prill, 2021

schedule 12:52 - 30 Prill, 2021

Franca ka regjistruar 3 rastet e para të variantit indian, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë.

Të tre rastet janë udhëtarë që janë kthyer nga India kohët e fundit.  Personi i parë rezultoi pozitiv në 9 Prill. Dy personat e tjerë u karantinuan menjëherë pasi  u kthyen nga India – përkatësisht më 19 dhe 27 Prill  dhe rezultuan pozitivë gjatë izolimit të tyre.

Franca mbylli kufijtë për udhëtarët nga India në fillim të këtij muaji, duke lejuar vetëm shtetasit  francezë të hyjnë në vend  ndërsa të huajt duhet të kenë një arsye thelbësore për të udhëtuar  dhe duhet të karantinohen 10 ditë pas mbërritjes.

Franca ka regjistruar 5,592,390 raste  dhe 104,224 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!