LISTA FITUESE/ Surprizat mes socialistëve të Tiranës, zhgënjen Najada Çomo, Balluku mposht ministrat

schedule11:33 - 30 Prill, 2021

schedule 11:33 - 30 Prill, 2021

Tashmë lista e socialistëve fitues në Tiranë që do të kenë një mandat deputeti në Kuvendin e ardhshëm është zyrtare.

Lista e kandidatëve fitues kryesohet nga Fatmir Xhafaj të cilin kryeministri Edi Rama e kishte vendosur të 23-tin në listë, ndjekur nga i 30-ti, Ornaldo Rakipi.

Por sa vota të kanë marrë “të preferuarit” që i shpëtoi vendi i sigurt në listë?

Luljeta Bozo e para e listës ka marrë një numër të konsiderueshëm duke numëruar 5435 vota në total. Por nuk ka qenë ka pasur këtë rezultat dr. Najada Çomo e renditur e dyta e cila ka marrë vetëm 1583 vota.

Ministrja Balluku kryeson mes anëtarëve të tjerë të qeverisë që kërkuan një mandat deputeti në qarkun e  Tiranës. Ajo ka arritur të marrë 15361vota duke lënë pas ministrat e tjerë Arben Ahmetajn, Ogerta Manastirliun, Elisa Spiropalin dhe Etilda Gjonajn.

LISTA FITUESE

Luljeta Bozo – 5435 vota

Najada Çomo – 1583 vota

Ogerta Manastirliu – 9113 vota

Arben Ahmetaj – 11 287 vota

Ulsi Manja – 6633 vota

Etilda Gjonaj – 7268 vota

Arben Pëllumbi- 3774 vota

Elisa Spiropali – 8062 vota

Belinda Balluku – 15 361 vota

Toni Gogu – 5620 vota

Etjen Xhafaj – 12 782 vota

Ermonela Valikaj – 2 310 vota

Xhemal Qefalia – 8253 vota

Klotilda Bushka – 2973 vota

Alqi Bllako- 8 752 vota

Eduard Shalsi – 4601 vota

Fatmir Xhafaj – 16 378 vota

Ornaldo Rakipi – 15697 vota

/mv.abcnews.al